Cage në serialin filmik "Left Behind"

Nicolas Cage do të luajë rolin kryesor në filmat, të cilët do të xhirohen sipas serisë së librit "Left Behind" të Tim Jenkins dhe Jerry Lahaye.
Seria, e cila deri më tani numëron 16 libra, përcjell shoqërinë njerëzore ku të gjithë të krishterët "e mirë" shkojnë njëkohësisht në parajsë, gjersa në tokë mbretëron kaosi.
Politikani i panjohur më parë ofron paqe dhe shpëtim, gjersa në fakt, bën plane të tmerrshme, grupi i të krishterëve “të rilindur” duhet ta ndalojnë atë dhe ta shpëtojnë botën.
Tashmë janë xhiruar tri përshtatje të romanit me buxhet të vogël, ndërsa filmi me aktorin 48-vjeçar është planifikuar si i pari në trilogjinë hollivudiane. Kurse xhirimet e filmit të parë të "Left Behind" do të fillojnë pranverën e ardhshme në Baton Rouge të Lusianës së SHBA-së.