Cahet tubi kryesor, qyteti dy dite pa uje
FIER- Qyteti i Fierit prej dy ditesh po vuan mungesen e ujit te pijshem. Shkak nuk eshte bere tharja e burimit furnizues, por demtimi i tubacionit kryesor qe percjell ujin e pijshem tek cezmat e konsumatoreve. Lajmi konfirmohet nga autoritetet vendore dhe drejtues te Ujesjellesit, te cilet u shprehen se po behet maksimumi per te riparuar kete demtim. Banoret thane se kane kaluar me teper se 48 ore dhe ne qytet s'ka nisur furnizimi me uje te pijshem. Ministria e Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit konfirmoi defektin ne rrjetin qe furnizohet nga pus-shpimet ne Kafaraj, por njoftoi se eshte kryer nderhyrja e nevojshme ne bashkepunim me Ujesjellesin e Fierit per riparim dhe mbreme ne oren 24:00 situata quhej e normalizuar, kurse sot ne mengjes do mundesohet furnizimi normal me uje te pijshem. "Stacioni i pompimit do te filloje nga puna brenda ores 24:00 te se premtes, kurse furnizimi me uje i banoreve te Fierit dhe zones perreth, do te behet i mundur ne mengjes si pasoje e testimit te nevojshem ne rrjet", njoftoi ministria. Edhe dje punonjesit dhe specialistet jane perqendruar ne punimet per te riparuar rrjetit. Specialistet shpresojne se gjate dites se sotme furnizimi mund te rikthehet per konsumatoret. Sipas hetimeve te kryera per kete rast, punimet e kryera nga bordi kullues demtuan jasteket mbrojtes te tubacioneve, duke shkaktuar keshtu dhe carjen e tubit kryesor qe ben furnizimin e qytetit me uje te pijshem.