Gjendet i vrare ne shtepine e kunatit
Librazhd- Shkon si mik te kunati i tij ne Librazhd, gjendet i vrare me ciften e gjahut ne dhomen e gjumit. Astrit Muzhaqi, 54 vjec, banues ne lagjen "Clirimi" ne Elbasan u raportua nga familjaret i vdekur mengjesin e djeshem, pas nje plage plumbi ne pjesen e gjoksit. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se nje grup hetimor u nis per ne fshatin Vilan te Librazhdit. Paraprakisht njoftohet se ngjarja eshte regjistruar si "vetevrasje" ne momente depresioni, por rrethanat dhe motivet mbeten mister pasi kunati dhe familjaret e tij e deklaruan si nje ngjarje te befasishme dhe kishin degjuar vetem te shtenen e armes. Gjithsesi grupi hetimor mesohet se po heton edhe rreth nje vrasje ne bashkepunim te 54-vjecarit nga te afermit e tij dhe kjo akuze, do te ngrihet vetem pasi te sigurohen provat materiale.
Nga hetimi paraprak i kryer deri pasditen e djeshme nga grupi i eksperteve qe shkuan ne vendngjarje, u konstatua se Astrit Muzhaqi, i martuar dhe me femije, kishte shkuar mbremjen e se enjtes si mik tek kunati i tij me inicialet P. B., vellai i gruas, ne fshatin Vilan te Librazhdit. Pasi kishin perfunduar darken, ata kane rene per te fjetur, por ne oren 09:00 te mengjesit kane degjuar nje te shtene arme qe i perkiste ciftes se viktimes. Kur kane hyre ne dhomen e gjumit, ata i kane deshmuar policise se gjeten ne mes te nje pellgu gjaku 54-vjecarin dhe menjehere lajmeruan sallen operative. Ardhja ne ndihme per ta derguar ne spital ka qene e kote, pasi i ndjeri kishte nderruar jete si pasoje e plages se rende.
Megjithese jane marre ne pyetje te gjithe pjesetaret e familjes se kunatit te Astrit Muzhaqit, deshmia ka qene pothuajse e njejte. Ata kane degjuar vetem te shtenen e ciftes, por nuk dinin asgje per shqetesimet e te ndjerit. Burime zyrtare thane se hetojne vetevrasjen e mundshme ne momente depresioni, problemet familjare qe mund te kete pasur viktima. Por nje tjeter piste qe eshte marre ne konsiderate eshte edhe ajo e vrasjes nga te afermit. Per kete priten rezultatet e analizave te shenjave te barutit ne doren e te ndjerit dhe verifikimet e tjera qe do te kryhen. Zyrtare te policise se Elbasanit thane se ngjarja mbetet misterioze per rrethanat dhe shkaqet, pasi ka ndodhur ne nje fshat te larget dhe ne nje ambient familjar.
09:00
Ora
Kur pjesetaret e familjes se kunatit te te ndjerit Astrit Muzhaqi, degjuan nje te shtene arme, sipas deshmise se dhene per grupin hetimor dhe pak caste me vone gjeten te pajete 54-vjecarin ne shtratin e dhomes se gjumit, me armen prane trupit te tij.
Vilan
Fshati
I larget ku ka ndodhur ngjarja, nen juridiksionin e Policise se Librazhdit. Viktima ishte i lindur ne kete fshat, por zhvendosur prej vitesh dhe banues ne lagjen "Clirimi" te Elbasanit. Ai kishte shkuar si mik, ndersa ne rrethana misterioze e te paqarta eshte vetevrare.