E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumi dhe renia e lekut, rrisin cmimin e gazit

Blerina Hoxha

Ulja e temperaturave dhe rritja e vleres se euros, ka rritur ndjeshem konsumin e gazit ngrohes ne vendin tone. Per shkak te kesaj situate, cmimi i nje litri gaz arrin ne 120 leke te reja nga rreth 60 leke qe ishte ne vere. Tregtaret e pikave te pakices ne kryeqytet shpjegojne se kete vit pervec rritjes se konsumit per kete produkt, ndikim ka dhene edhe zhvleresimi i lekut ndaj euros. Duke qene se leku eshte nencmuar me rreth 14 per qind ne tremujorin e fundit ndaj euros, tregtaret kane shpenzuar me shume leke per te blere eurot qe u duheshin per blerjen e gazit jashte vendit. Keshtu nencmimi i lekut bashke me rritjen e konsumit nga temperaturat e uleta, ka bere qe cmimi i gazit te fluturoje. Kjo eshte nje praktike qe perseritet cdo dimer me cmimin e gazit te lengshem. Duke qene se tregu i gazit nuk ka probleme vetem me cmimet e larta, por edhe me sigurine dhe cilesine e ulet, Inspektorati Qendror Teknik ka ndermarre kohet e fundit nje aksion per kontrollin e tregut te bombolave te gazit ne vend. Pas kontrolleve ka rezultuar qe shume nga bombolat e gazit, nuk kane qene te kolauduara nga Drejtoria Teknike, cka perkthehet ne nje rrezik per konsumatorin. Stina e ftohte rrit ndjeshem konsumin e gazit te lengshem, njekohesisht shton edhe rrezikun per aksidente, si pasoje e mungeses se theksuar te respektimit te kushteve per tregtimin e tyre. Nga ana tjeter qytetaret nuk kane asnje lloj informacioni ne lidhje me faktin se ku duhet te mbushin bombolat e gazit. Ata jane shprehur se iu drejtohen pikave me te aferta te shitjes se bombolave te gazit, megjithese e njohin rrezikun. Ndersa Inspektorati Qendror Teknik deklaron se i takon bashkive dhe komunave te gjejne nje zgjidhje komode per caktimin e pikave te mbushjes se gazit, te cilat duhet te jene te mbikeqyrura po prej tyre. Por, deri tani nuk eshte bere asgje ne kete drejtim. Pak muaj me pare Inspektorati Qendror Teknik ka urdheruar mbylljen e 240 pikave te mbushjes dhe tregtimit te bombolave te gazit, pikerisht per shkak te rrezikut qe i vjen komunitetit prej tyre. Mbushja e gazit te lengshem, sipas ligjit ne fuqi, ndalohet ne menyre kategorike te behet prane qendrave te banimit. Sipas IQT-se jo te gjitha vendimet e Inspektoratit Qendror Teknik zbatohen prej tyre. Tirana, eshte nje prej rasteve me flagrante, ku vendimet e ketij inspektorati mbeten ne leter. Por jane konsumatoret ata qe paguajne kostot e spekulimit dhe mosfunksionimit te institucioneve dhe zbatimit te ligjit. Nga ana tjeter, per shkak te zhvillimeve te fundit ne tregjet e naftes dhe te gazit, tashme eshte konsoliduar ideja e ndertimit te korridoreve dhe linjave te reja, te furnizimit me energji nga burimet rreth detit Kaspik dhe nga Lindja e Mesme drejt vendeve te rajonit tone, Evropes Qendrore dhe asaj Jugore. Por kriza financiare qe kaloi ekonomia boterore, duket se ka nxjerre ne plan te dyte zhvillimin e ketyre projekteve te cilet jane aq te domosdoshem per zhvillimin e ekonomise reale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›