E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cahill, i dëshpëruar nga përjashtimi

Mesfushori i Evertonit, Tim Cahill ka thënë se është i dëshpëruar pas përjashtimit në humbjen e Australisë nga Gjermania me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e tyre të parë në Grupin D të dielën. Cahill u ndëshkuar drejtpërdrejt me karton të kuq, pas ndërhyrjes nga prapa ndaj Bastian Schweinsteigerit, kur Socceroos ishin në disavantazh 2-0.

“Ëndrrat mund të shuhen brenda pak orëve. Kjo është njëra prej pikave më të ulëta në karrierën time, por kjo është e bukura e futbollit. Një ditë je hero, të nesërmen je në podrum”, tha ylli australian. Cahill ka theksuar se nuk deshi ta lëndonte Schweinsteigerin.

“Këmba ime qëndroi e tërhequr. Asnjëherë nuk jam munduar ta drejtoj për ta goditur. Çka duhet të them tjetër ? E uroj Gjermaninë për lojën e mirë që ka shfaqur. Mendoj se përjashtimi im ndikoi në vazhdim të ndeshjes, edhe pse ishim duke humbur 2-0”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›