Calderon: Nuk dua përballje me Manchester United
Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se ai do të dëshironte të shmangë kampionin aktual të Evropës, Manchester United, gjatë shortit që do të hidhet këtë javë për fazën e parë eliminuese të Ligës së Kampionëve.
Rreth mundësisë për t'u përballur me Manchesterin, Sir Alex Ferguson dhe Cristiano Ronaldon, të cilin Reali e kërkoi gjatë verës së kaluar, Calderon është shprehur: "E respektoj Fergusonin shumë. Ai është një trajner shumë i talentuar, i cili ka qenë në futboll për një kohë të gjatë. Nuk dua të përballem me ta. Ronaldo vendosi që qëndrojë atje, dhe unë e respektoj vendimin e tij".