E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Mos e eliminoni Realin

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, refuzon ta heqë nga gara për titull kampionin aktual të Spanjës Real Madridin. Messi së bashku me Eto'o ishin golashënues në fitoren prej 2-0 të së shtunës ndaj Realit, e cila e forcoi Barcelonën në maje të tabelës me 12 pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi. "Jam i lumtur për tri pikët, pasi kjo na përforcon në krye të tabelës. Ishte një ndeshje e vështirë por arritëm të fitojmë falë angazhimit të palodhshëm. Sidoqoftë, nuk duhet ta harrojmë Madridin pasi sigurisht se do të jetë diku lart në fund të sezonit", ka thënë Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›