E Shtunë, 31 Tetor 2026

City mposht Utited për të marrë shërbimet e Diarra

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin e Portsmouthit, Lassana Diarra, për një shumë që raportohet të jetë rreth 18 milionë funte.
Siç bëjnë të ditur mediat angleze, francezi nuk do të luajë në ndeshjen që Portsmouth do ta zhvillojë kundër Cityt, pasi klubi nuk dëshiron të rrezikojë me të. Diarra, 23-vjeçar, zyrtarisht pritet të nënshkruajë në ditën e Vitit të Ri. Për të, të interesuar ishin edhe Manchester United dhe Tottenham. Francezi do të marrë pagë të dyfishte tek Manchester City, me 90 mijë euro në javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›