Calja dhe Godelli "vishen" në bronz
As dëmtimet nuk arrijnë ta
frenojnë Briken Caljan.
Peshëngritësi 19-vjeçar ka
fi tuar medalje bronzi në stilin e
shkëputjes, në garën e peshës
69 kg, në Kampionatin Europian
për të rinj dhe të reja që po zhvillohet
në Landskrona të Suedisë.
Në këtë mënyrë, djaloshi nga
Shtërmeni konfirmon forcën e
tij në këtë stil, ashtu sikurse një
muaj më parë në Lojërat XVI
Mesdhetare: në "Peskara 2009"
ai fi toi medalje argjendi. "Brikeni
ishte i dëmtuar në tendinë. Këtë
problem e pati që prej Lojërave
Mesdhetare. Por, duke vlerësuar
shanset për medalje në Europianin
e të rinjve, ai dëshironte me
patjetër të merrte pjesë", konfi rmoi
sekretari i Federatës Shqiptare
të Peshëngritjes, Ilir Kraja.
Calja ngriti 137 kg në provën e
dytë në stilin e shkëputjes, peshë
në të cilën kishte dështuar në
tentativën e parë. Në ngjitjen e
tretë në pedanë ai ka kërkuar 140
kg (2 më pak nga pesha që ngriti
në qershor), por nuk arriti ta realizonte
provën. Në këtë tentativë,
shqetësimet fizike janë shtuar
dhe së bashku me stafi n teknik
të Kombëtares, talenti i shtangës
vendosi të mos garonte edhe në
stilin e shtytjes. Calja kthehet në
shtëpi me një medalje bronzi
në qafë.
Paraqitje mjaft të mirë ka
regjistruar edhe shqiptari tjetër
që konkurronte në peshën 69 kg,
Daniel Godelli. 17-vjeçari ka arritur
të fi tojë dy medalje bronzi,
së pari në stilin e shtytjes, ndërsa
në fund u klasifi kua i treti edhe
në renditjen e dygarëshit. Në
shkëputje ai u penalizua nga
dëshira për të hyrë me patjetër
mes tri vendeve të para. Pas
provës së parë të suksesshme
me peshën 133 kg, peshëngritësi
nga Peqini ka dështuar në dy
tentativat e mbetura, ku kërkoi
139 kg. Nëse do ta realizonte
këtë peshë, Godelli do të ishte i
dyti, pas rumunit Martin Razvan
(144 kg, medalje ari) dhe përpara
moldavit Aleksandër Spak (138
kg, medalje argjendi). Por, kjo
do në nënkuptonte largimin nga
podiumi të Caljas. Gara e vërtetë
e djaloshit që përpara një viti u
shpall kampion Europe për U-17
në Amiens të Francës (dy medalje
ari dhe një argjend në atë aktivitet)
ka fi lluar në stilin e shtytjes.
Në provën e parë ai ngriti 165
kg, ndërsa më pas ka provuar pa
sukses të ngrejë 170 dhe 171 kg.
Në këtë stil, më mirë se Godelli
janë paraqitur rumunët Razvan,
me 175 kg të ngritura dhe Stoiçita
me 168 kg, duke bërë që kuqeziu
të fi tonte bronzin.
Në përfundim, pas mbledhjes
së peshave të ngritura në të
dyja stilet, Godelli u klasifikua
i treti në dygarësh, me 298 kg
në total. Medalja e arit u fitua
nga kampioni absolut, Razvan,
ndërsa argjendi i shkoi Stoiçitas.
Duhet theksuar fakti se vendi i
tretë i Godellit, në klasifikimin
e përgjithshëm, erdhi sepse ai
kishte peshë më të vogël trupore
se moldavi Spak, i cili ngriti
gjithashtu 298 kg.
Gjatë ditës së djeshme, nga
peshëngritësit shqiptarë ka garuar
edhe Hysen Pulaku, i cili konkurroi
në kategorinë 77 kg. 17-vjeçari u
rendit i pesti në shkëputje, ndërsa
nuk arriti të realizonte ndonjë nga
tentativat në shkëputje.
frenojnë Briken Caljan.
Peshëngritësi 19-vjeçar ka
fi tuar medalje bronzi në stilin e
shkëputjes, në garën e peshës
69 kg, në Kampionatin Europian
për të rinj dhe të reja që po zhvillohet
në Landskrona të Suedisë.
Në këtë mënyrë, djaloshi nga
Shtërmeni konfirmon forcën e
tij në këtë stil, ashtu sikurse një
muaj më parë në Lojërat XVI
Mesdhetare: në "Peskara 2009"
ai fi toi medalje argjendi. "Brikeni
ishte i dëmtuar në tendinë. Këtë
problem e pati që prej Lojërave
Mesdhetare. Por, duke vlerësuar
shanset për medalje në Europianin
e të rinjve, ai dëshironte me
patjetër të merrte pjesë", konfi rmoi
sekretari i Federatës Shqiptare
të Peshëngritjes, Ilir Kraja.
Calja ngriti 137 kg në provën e
dytë në stilin e shkëputjes, peshë
në të cilën kishte dështuar në
tentativën e parë. Në ngjitjen e
tretë në pedanë ai ka kërkuar 140
kg (2 më pak nga pesha që ngriti
në qershor), por nuk arriti ta realizonte
provën. Në këtë tentativë,
shqetësimet fizike janë shtuar
dhe së bashku me stafi n teknik
të Kombëtares, talenti i shtangës
vendosi të mos garonte edhe në
stilin e shtytjes. Calja kthehet në
shtëpi me një medalje bronzi
në qafë.
Paraqitje mjaft të mirë ka
regjistruar edhe shqiptari tjetër
që konkurronte në peshën 69 kg,
Daniel Godelli. 17-vjeçari ka arritur
të fi tojë dy medalje bronzi,
së pari në stilin e shtytjes, ndërsa
në fund u klasifi kua i treti edhe
në renditjen e dygarëshit. Në
shkëputje ai u penalizua nga
dëshira për të hyrë me patjetër
mes tri vendeve të para. Pas
provës së parë të suksesshme
me peshën 133 kg, peshëngritësi
nga Peqini ka dështuar në dy
tentativat e mbetura, ku kërkoi
139 kg. Nëse do ta realizonte
këtë peshë, Godelli do të ishte i
dyti, pas rumunit Martin Razvan
(144 kg, medalje ari) dhe përpara
moldavit Aleksandër Spak (138
kg, medalje argjendi). Por, kjo
do në nënkuptonte largimin nga
podiumi të Caljas. Gara e vërtetë
e djaloshit që përpara një viti u
shpall kampion Europe për U-17
në Amiens të Francës (dy medalje
ari dhe një argjend në atë aktivitet)
ka fi lluar në stilin e shtytjes.
Në provën e parë ai ngriti 165
kg, ndërsa më pas ka provuar pa
sukses të ngrejë 170 dhe 171 kg.
Në këtë stil, më mirë se Godelli
janë paraqitur rumunët Razvan,
me 175 kg të ngritura dhe Stoiçita
me 168 kg, duke bërë që kuqeziu
të fi tonte bronzin.
Në përfundim, pas mbledhjes
së peshave të ngritura në të
dyja stilet, Godelli u klasifikua
i treti në dygarësh, me 298 kg
në total. Medalja e arit u fitua
nga kampioni absolut, Razvan,
ndërsa argjendi i shkoi Stoiçitas.
Duhet theksuar fakti se vendi i
tretë i Godellit, në klasifikimin
e përgjithshëm, erdhi sepse ai
kishte peshë më të vogël trupore
se moldavi Spak, i cili ngriti
gjithashtu 298 kg.
Gjatë ditës së djeshme, nga
peshëngritësit shqiptarë ka garuar
edhe Hysen Pulaku, i cili konkurroi
në kategorinë 77 kg. 17-vjeçari u
rendit i pesti në shkëputje, ndërsa
nuk arriti të realizonte ndonjë nga
tentativat në shkëputje.