Presidenti Kuin: Cana do i bëjë për vete tifozët
Shtyhet për të dytën herë prezantimi
i Lorik Canës te Sanderlendi,
por sipas informacioneve,
gjithçka që po ndodh ka thjesht
karakter administrativ. Mesfushori
shqiptar do të paraqitet sot në klub,
dhe pas prezantimit pritet të zhvillojë
edhe stërvitjen e parë në radhët
e "Maceve të Zeza" të Premier
Leagues. Ndërkohë, kjo periudhë
pritjeje është shoqëruar nga komplimentet
e shumta në drejtim të Loriku.
Të fundit i përkasin presidentit të
Sanderlendit, Nejll Kuin, i cili është
shprehur i kënaqur për fushatën në
merkato të skuadrës së tij, por mbi
të gjitha me afrimin e Canës, i cili
është edhe futbollisti më i shtrenjtë
në historinë e këtij klubi dhe që
cilësohet si blerje shumë e bujshme
nga të gjithë. "Loriku është një blerje
shumë cilësore, tha Kuin për ‘SAFC
TV‘. Kur ka luajtur për Marsejën, ku
ka qenë edhe kapiten i saj, Cana ka
demonstruar cilësi të jashtëzakonshme,
si një lider i vërtetë. Është në
një formë shumë të mirë dhe unë
mendoj se edhe tifozët do ta pëlqejnë
karakterin dhe mënyrën e tij të
lojës. Jam i kënaqur që ne e blemë
e atë. Të jem i sinqertë, ai kërkohej
nga shumë klube, por ne u treguam
më të shkathët. I uroj mirëseardhjen
Canës te Sanderlendi"
i Lorik Canës te Sanderlendi,
por sipas informacioneve,
gjithçka që po ndodh ka thjesht
karakter administrativ. Mesfushori
shqiptar do të paraqitet sot në klub,
dhe pas prezantimit pritet të zhvillojë
edhe stërvitjen e parë në radhët
e "Maceve të Zeza" të Premier
Leagues. Ndërkohë, kjo periudhë
pritjeje është shoqëruar nga komplimentet
e shumta në drejtim të Loriku.
Të fundit i përkasin presidentit të
Sanderlendit, Nejll Kuin, i cili është
shprehur i kënaqur për fushatën në
merkato të skuadrës së tij, por mbi
të gjitha me afrimin e Canës, i cili
është edhe futbollisti më i shtrenjtë
në historinë e këtij klubi dhe që
cilësohet si blerje shumë e bujshme
nga të gjithë. "Loriku është një blerje
shumë cilësore, tha Kuin për ‘SAFC
TV‘. Kur ka luajtur për Marsejën, ku
ka qenë edhe kapiten i saj, Cana ka
demonstruar cilësi të jashtëzakonshme,
si një lider i vërtetë. Është në
një formë shumë të mirë dhe unë
mendoj se edhe tifozët do ta pëlqejnë
karakterin dhe mënyrën e tij të
lojës. Jam i kënaqur që ne e blemë
e atë. Të jem i sinqertë, ai kërkohej
nga shumë klube, por ne u treguam
më të shkathët. I uroj mirëseardhjen
Canës te Sanderlendi"