E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri për emigracionin dhe dëshpërimi i "të hedhurve" të detit

Ithtarët e ligjeve të reja italiane
anti-emigracion thonë se ato
janë përgjigjja e shumëpritur
ndaj një problemi serioz, por
kritikëve ato i kujtojnë veprimet
e fashistit Musolini. "Jeta që
bëj në Itali është shumë mizerabël.
Nuk ka dokumente. Në
Europë nëse nuk ke dokumente
je askush. Thjesht vegjeton".
Kështu shprehet një djalë nga
Sierra Leone, 19 vjeç, që erdhi
në Itali 15 muaj të shkuara. Ai
kaloi ujërat e detit nga Libia në
një varkë të vogël së bashku me
65 njerëz të tjerë të dëshpëruar
për të lënë pas shpine një Afrikë
të varfër e në luftë. Me të
mbërritur në bregun italian ata
kërkuan strehim politik. Kërkesa
iu refuzua të gjithëve. Që nga ai
moment i refuzimit, ata jetojnë
në mënyrë të paligjshme në
qytetin verior të Milanos, në
përpjekje për të mbijetuar e për
t‘i shpëtuar policisë dhe ligjeve
të ashpra anti-emigracion. Italia
është vënë nën akuzë nga grupe
të ndryshme, si dhe Komisioni
Europian në ligje me ligjet e saj
shumë të ashpra anti-emigracion,
të cilat u aprovuan këtë
korrik. Sipas ligjit, emigranti i
paligjshëm, nëse kapet detyrohet
që të paguajë menjëherë një
gjobë prej 10 mijë eurosh dhe
mund të burgoset nga autoritetet
vendore deri në 6 muaj.
Ndërkohë, edhe ata njerëz që
strehojnë, apo punësojnë emigrantë
kërcënohen që po të kapen
të përballen me 3 vjet burg.
Ligji i ri lejon edhe formimin e
patrullave të qytetarëve detyra
e të cilëve është ruajtja e rendit
publik. Komisioni Europian po
heton në lidhje me ligjin e ri
për të parë nëse përputhet me
legjislacionin e saj për emigracionin.
Sipas kundërshtarëve të
ligjit të mbështetur nga ministri i
Brendshëm, Maroni, Italia ndodhet
përballë një emergjence. Në
këtë vend, vitin e kaluar përmes
detit erdhën 37 mijë emigrantë
nga Afrika. Vetëm në Milano
jetojnë 2 milionë emigrantë. Për
disa, ky ligj italian mund të jetë
fi llimi i një faze katastrofi ke jo
vetëm për imigrantët, por edhe
për vetë qytetarët italianë. "Ky ligj
bën një ndryshim të madh duke e
shndërruar një dhunim në krim.
Në të shkuarën kishte dhunime
të ligjit që nuk e bënin dhunuesin
një kriminel, ndërsa sot ai
shndërrohet në kriminel dhe kjo
është për t‘u shqetësuar", thotë
një profesor i Jurisprudencës
në Universitetin e Kolumbias.
Gjatë natës, grupe njerëzisht nga
Afrika, Azia apo vendet arabe
shtrihen nëpër cepa në pritje të
mëngjesit. Ditën e shtyjnë me
se të munden për të mbajtur
frymën gjallë. Një pjesë e tyre u
janë mirënjohës italianëve që i
shpëtuan nga tragjedia e detit,
por nëse ata nuk i duan, atëherë
për shumicën e tyre do të ishte
më mirë të mos i kishin shpëtuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›