Call Center mashtronte italianët e grekët për investime fiktive, Policia arreston 6 persona, në kërkim administratori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.
Policia ka shpallur në kërkim administratorin e subjektit 31-vjeçarin, Julian Markaj, ndërsa ka arrestuar 6 të punësuarit, mes tyre përgjegjësin e firmës dhe shefen e personelit.
Konkretisht janë arrestuar përgjegjësi 35-vjeçar, Ermion Markaj; shefja e personelit, 29-vjeçarja Patricja Radovani; 27-vjeçari Donald Toma; 36-vjeçari Areteo Butsi; 29-vjeçari Emanuele Jaho dhe 34-vjeçari Fiodor Ziu.
Në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive. Punonjësit e subjektit ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj.
Nga aksioni, janë sekuestruar 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.
/rtsh.al/