E Shtunë, 31 Tetor 2026

Callejon, tifoz i flaktë i Realit

Jose Callejon insiston se do të japë gjithçka për Real Madridin, të cilin e simpatizon që kur ishte fëmijë. Sulmuesi spanjoll është produkt i akademisë së Realit, por kishte jetuar tri vjet në Barcelonë, gjatë kohës sa luante në Espanyol.

“Gjithmonë e them të njëjtën gjë: jam tifoz i Realit dhe do të mbetem deri në vdekje. Ky është klubi që e dua më së shumti”, tha Callejon për Bwin.

“Që kur isha i vogël, e kam mbështetur Realin. Jam rritur me ekipin e të rinjve dhe e kam pasur fatin të jem në ekipin e parë. Këto ngjyra kanë domethënie të madhe për mua”, deklaroi 25 vjeçari, i cili aktivizohet kohë pas kohe nga trajneri Jose Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›