Ramos: Mund ta zëmë Barcelonën

Sergio Ramos insiston se Real Madridi nuk është dorëzuar ende në luftën për titull të kampionit dhe ka bërë me dije se ekipi madrilen është i vendosur që ta zë Barcelonën.
“Jemi të motivuar nga sfida për ta kapur Barcelonën. Do të luftojmë për titull të kampionit deri në fund, nuk do të dorëzohemi. Deri tash në krye janë Barça dhe Atletico Madridi, por nëse e vazhdojmë serinë e fitoreve, do t’i vëmë ata nën presion. Fitorja ndaj Mallorcas ishte e rëndësishme. Është një vend i vështirë, ku nxorëm rezultat të mirë. Jemi lart dhe do të luftojmë deri në fund”, deklaroi Ramos për të përditshmen spanjolle Marca.