Falcao nuk mendon për largim

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao nuk mendon të largohet nga klubi i tij për t’u transferuar në Barcelonë apo diku tjetër, së paku jo për momentin.
“Në këtë moment nuk e kam ndërmend të lëviz. Nuk e kam në kokën time këtë dëshirë”, deklaroi sulmuesi kolumbian, që këtë sezon ka realizuar 10 gola në La Liga.
Ditë më parë, babai i tij thoshte se 26 vjeçari mund të largohet shpejt nga Madridi, por njëjtë nuk mendon edhe ish futbollisti i Portos.
“Prindërit i shprehin mendimet e tyre, por kanë kaluar 12 vjet që nuk jetoj me babanë tim”, përfundoi Falcao.