E Diel, 1 Nëntor 2026

Calvin Harris:Rita Ora nuk e pëlqen muzikën time

rita_ora_and_calvin_harris_7Ka disa muaj që janë të lidhur dhe shkojnë shumë mirë bashkë, por Calvin Harris dhe Rita Ora nuk kanë shije të njëjta për muzikën. DJ i suksesshëm skocez ka pranuar se e dashura e tij nuk ia pëlqen muzikën që bën.

Ritës nuk i pëlqen muzika dance dhe rrjedhimisht nuk i pëlqen as muzika ime, por mua më pëlqen muzika e saj. Gjithsesi, kjo nuk ka rëndësi, sepse ne nuk jemi bashkë për arsye muzikore, tha 29-vjeçari për gazetën britanike The Sun.

Kur u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me partneren e tij në të ardhmen, Harris tha: Ne mundohemi të mos përziejmë punën në marrëdhënien tonë dhe, siç thashë më parë, asaj nuk i pëlqen muzika ime.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›