E Diel, 1 Nëntor 2026

Cambiasso: Milani dhe Juve nuk janë përmirësuar



Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka sulmuar rivalin e qytetit Milanin dhe rivalët e përbetuar të Juventusit, pas fitores në Trofeo Tim të premtën mbrëma.

"A janë përmirësuar Milani dhe Juventusi? Mendoj se jo", citohet të ketë thënë 'Cambi' pas ndeshjeve.

As mesfushori rumun Christian Chivu nuk ishte i impresionuar me atë që pa nga Rossonerët, pasi që tha: "Ende ekziston hapësirë e madhe mes nesh".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›