E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Duhet ta largojmë frikën nga Barca


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se pengesa më e madhe që duhet ta tejkalojë skuadra e tij nëse dëshiron ta fitojë La Ligan është frika nga Barcelona.

Duke folur pas ndeshjes së fituar ndaj Bayernit, Mourinho tha se fitimi i titullit nuk do të jetë i lehtë dhe ka thënë se objektivi i tij primar është krijimi i një ekipi të parë.

"Problemi i vetëm është që ta tejkalojmë frikën psikologjike që i prek ekipet ndaj Barcelonës. Në ndeshjet me Interin në Ligën e Kampionëve, ne e bëmë këtë dhe fituam", theksoi Mourinho duke lëvduar njëherit punën e palodhshme të Ronaldos gjatë stërvitjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›