E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër e re për kontrollin teknik të makinave



Shume shpejt do të jetë ne funksion qendra e re e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, për kryeqytetin. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatë vizitës së tij në ambientet e kësaj qendre deklaroi se puna do të fillojë me 6 shtator dhe kjo qendër do të ndryshojë rrenjësisht shërbimin ndaj klientëve. Investimi i ri për këtë qendër me vendndodhje në Prezë kap një vlerë prej 3 milionë dollarë. Sipërfaqja totale e sheshit së bashku me ndërtesën është 7 145 m2 dhe në të janë parashikuar të ketë 6 linja kontrolli për mjetet, 4 linja për automjetet e lehta dhe 2 linja për automjetet e rënda.

Ndërkohë ministria e linjës njofton se aktualisht investime po kryhen jo vetëm në qendrën e re të kontrollit teknik të mjeteve në Prezë, por për të gjitha qëndrat e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›