E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron Diaz flirton me Alex Rodriguez!

Cameron Diaz është parë duke flirtuar me Alex ‘A-Rod’ Rodriguez në një parti të organizuar të shtunën në mbrëmje.

Aktorja e filmit “My Sister’s Keeper” dhe lojtari i bejsbollit ishin së bashku në partin CAA që është mbajtur në Miami dhe kanë filluar flirtimin së bashku.

Lojtari i ekipit “The New York Yankees” ishte shtrirë në një shtrat afër Cameron përderisa ajo “vallëzonte vetëm” derisa asaj ju bashkua sportisti.

Aktorja 37 vjeçare po ashtu ka vallëzuar me shokët e saj Tom Curise dhe Katie Holmes, dhe është parë duke biseduar me ta gjersa ishte në krahët e sportistit të bukur.

“Katie dhe Cameron kanë kaluar shumë mirë”, ka thënë një burim për revistën “OK!”. “Ata kanë kaluar shumë mirë”.

Në një pikë bukuroshja bionde – e cila është një tip shumë argëtues dhe flirtues – ka filluar aventurën me A-Rod.

Aktorë të tjerë që shkuan në këtë mbrëmje kanë qenë edhe Jessica Alba, Adrian Grenier dhe Kevin Connolly.

Alex (34) është beqar qëkurse u nda nga aktorja Kate Hudson në dhjetor të 2009-ës.

Cameron edhe më parë ka qënë në lidhje me njerëz të famshëm, përfshirë aktorin e “Maron 5”, Adam Levine, muzikantin John Mayer dhe modelin britanik Paul Sculfor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›