Higuain, afër vazhdimit

Gonzalo Higuain është në prag të nënshkrimit të kontratës së re në Real Madrid, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle AS.
Sulmuesi argjentinas ka kaluar një sezon të shkëlqyeshëm deri më tani, ndërsa shënoi edhe në fitoren 3-0 ndaj Espanyolit të shtunën.
Real pritet ta shpërblejë 22 vjeçarin me kontratë të re, afatgjate e të përmirësuar. Higuain ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të Realit në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë sezon ka shënuar 14 gola në të gjitha garat.