Taylor Swift kërkon mashkull të gjatë

Taylor Swift po kërkon një burrë të gjatë dhe me humor.
Këngëtarja e këngës “The Love Story” dëshiron që i dashuri i saj të jetë i gjatë gati dy metra përderisa ka pranuar se ka dëshirë që ai të jetë edhe me humor.
“Gjëja e keqe është se njerëzit e mëdhenj shikohen me sy të ndryshëm nga të tjerët, kështu që ju duken paska si njerëz jo natyror – aq më pak kur ata duhet të ulin kokën poshtë për të biseduar me ju”, tha Taylor, e cila kohëve të fundit është ndarë nga aktori i “Twilight”, Taylor Lautner në dhjetor, dhe flitet se ka një lidhje romantike me këngëtarin John Mayer.
Por, gjatësia nuk është i vetmi kusht për këngëtaren 20 vjeçare – pasi që për të burri duhet të jetë një person që e bën atë të qesh.
“Me duhet dikush që me bën të qesh, kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo.