E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron: Islami të mos ngatërrohet me terrorizmin

Cameron u shpreh se Indonezia është një shembull se si Islami bashkëjeton me demokracinë-citon BBC-ja.

 Ai shtoi se një shembull të tillë duhet ta marrin edhe vendet e tjera, veçanërisht ato vende që u përfshinë nga revolucionet e vitit të shkuar.

 Kryeministri i Britanisë së Madhe ndodhet në një tur në Azinë Juglindore, ku shoqërohet me një numër të madh biznesmenësh për hapjen e tregjeve të reja të punës.

Ai mbajti një fjalim edhe në Universitetin Al Azhar, ku Cameron tha se Indonezia ka nisur një transformim të thellë nga diktatura në demokraci. Kreu i qeverisë britanike do të zhvillojë vizita edhe në Malajzi dhe një vizitë historike në Birmani. /Start/

                                                                                             2012-04-12 11:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›