E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Kriza po shton varfërinë, duhen zgjidhje

 Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se duhet bashkëpunim ekonomik më i fuqishëm për të gjetur zgjidhje jetike për mbarë njerëzit në botë, siç janë çrrënjosja e urisë, zvogëlimi varfërisë dhe ulja e papunësisë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se viktima të pafajshme të krizës financiare dhe ekonomike globale ranë njerëzit me të ardhura të pakta ose pa të ardhura. Kostot e rritura të ushqimit bënë të mundur që 44 milion njerëz të shkojnë shumë më poshtë kufirit të varfërisë ekstreme, që do të thotë mbijetesën e tyre me ekuivalentin e 1.25 US$/ditë”, tha Topi. Ai shton se njerëzit që vuajnë nga uria nuk duhet të presin vetëm fjalë, por zgjidhje konkrete.

Presidenti Topi thekson se çmimet e një sërë produktesh janë rritur tejet shumë, dhe sipas të dhënave aktuale, ato nuk do të bien shpejt. “Njerëzit e varfër janë të nervozuar nga rritja dramatike e çmimit të mallrave bazë ushqimore dhe dihet se ndikimi i tyre mund të vështirësojë kushtet delikate politike dhe shoqërore. Uria dhe varfëria kanë edhe një shoqërues tjetër binjak: papunësinë, e cila sipas llogaritjeve të fundit në nivel botëror nga 5 për qind që ishte në dhjetor 2007 në shkurt 2012 ka arritur 8.3 për qind, ose nga 178 milion në 212 milion të papunë, ndërsa në vendet e rajonit të Evropës Qendrore dhe Juglindore ajo kap shifrën mesatare prej 10 për qind”, tha presidenti shqiptar.

Duke folur për Shqipërinë, Topi u shpreh se ekonomia shqiptar është përmirësuar në mënyrë të dukshme gjatë dekadës së fundit, ku sipas tij, reformat në zhvillimin e infrastrukturës, mbledhja e të ardhurave tatimore dhe administrimi i biznesit kanë bërë progres.

“Përveç efekteve të krizës financiare globale, ekonomia e Shqipërisë ka performuar më mirë se sa vendet e tjera në rajon duke pasur një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind deri në vitin 2009. Megjithatë, Shqipëria radhitet si një prej vendeve me të ardhura modeste në Evropë në lidhje me treguesit madhor të të ardhurave, që ndihmohen nga të ardhurat e remitancave nga puna e madhe e shqiptarëve jashtë”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-04-12 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›