Ministria e Punës, mekanizma për menaxhimin e dhunës në familje

Ditën e sotme në Përmet u zhvillua takimi i radhës në të cilin merrnin pjesë zv.Ministrja Filoreta Kodra, Koordinatorja Rezidente e OKB në Shqipëri - znj. Zineb Touimi- Benjeuon, Kryetari I Bashkisë Përmet, z. Gilberto Jaçe, përfaqësues të njësive vendore të bashkive dhe komunave të zonës, të policisë së shtetit, të besimeve fetare, të shoqërisë civile, etj.
Duke e marrë fjalën, zv/Ministrja Kodra theksoi rëndësinë e trajtimit të fenomenit të dhunës me prioritet, pasi në legjilacionin shqiptar sot dhuna në familje konsiderohet krim dhe dënohet. Sipas Znj.Kodra përmirësimet ligjore të kohëve të fundit për dhunën në famije janë në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar .”
Legjislacini parashikon ngritjen e strukturave në nivel qendror dhe vendor për menazhimin e fenomenti dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Pushteti vendor, në bazë të ligjit, ka detyrime për ngritjen e Mekanizmit për monitorimin e situatës në njësinë vendore dhe për menaxhimin e rasteve”.
Zv/ministrja e vuri theksin në domosdoshmërinë e ngritjes së urave të bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve që veprojnë në fushën e mbrojtjes nga dhuna në marrëdhëniet familjare, veçanërisht pshtetit qendror dhe atij vendor. Përfaqësuesja e OKB, znj. Touimi- Benjellou, vuri në dukje se dhuna në familje është një nga format më të përhapura të dhunës në botë, por për fat të keq është më pak e referuara.
Përfaqësuesja e OKB vlerësoi se Kombet e Bashkuara konstatojnë me kënaqësi përmirësimet ligjore që janë bërë kohët e fundit në Shqipëëinë fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por e rëndësishme është që të merren masat që ky legjislacion të bëhet i zbatueshëm. Znj. Touimi-Benjellou kërkoi që pushteti vendor të marrë përgjegjësitë e tij për zbatimin e legjislacionit, pasi menazhimiiI fenomentit të dhunës në familje nuk është përgjegjësi vetëm e pushtetit qendror. Më tej pjesëmarrësit në takim u njohën me mënyrën e ngritjes dhe të funksionimit të Mekanizmit të referimit të rastev të dhunës në familje që do të ngrihet pran çdo njësie vendore. Takimi u drejtua nga Drejtori I Përgjithshëm I Poltikave në MPÇSHB – z. Ilir Ibrahimi. /Start/
2012-04-12 15:01