Cameron: Kjo është një ditë e shënuar, për një qeveri demokratike
Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron reagon ashtu sikurse dhe mjaftë lider të tjerë, kjo pas dorëheqjes së shumë pritur të presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak.
“Ne do të ndihmojmë Egjiptin, në një rrugë drejt demokracisë. Kjo është një ditë e shënuar. Kjo lëvizje është për një qeverisje demokratike, për nje qeveri të hapur dhe demokratike”tha Cameron.
BBC bën me dije se po mbrëmë gjatë fjalimit të Mubarak në televizionin kombëtar mijëra egjiptianë ishin mbledhur në sheshin kryesor të Kajros, dhe ata paralajmëruan një protestë të fuqishme pikërisht këtë premte, të cilën e pagëzuan me emrin “e premtja e lamtumirës”.
Ndërkaq presidenti i parlamentit Europian Jersey Buzek e konsideroi ditë historike dorëheqjen e Mubarak, ndërsa kërkoi formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.