E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Ushtarak në Egjipt: Do të ndihmojmë popullin

Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt reagon menjëherë pas situatës mjaftë entuziste në vend. Ndër të tjera theksohet se “ Do të ndihmojmë popullin dhe nderojmë viktimat që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë e Egjiptit”.
 

Ndërkaq, Kryeministri i Egjiptit Ahmed Shafiq në një intervistë të shkurtër për BBC, ka deklaruar se nuk ka komunikuar me Mubarakun, gjatë kësaj ditë. Ai ka deklaruar gjithashtu se pret që Këshilli i cili ka marrë kompetencat e pushtetit të bëjë detyrën e tij, deri në krijimin e një qeverie të qëndrueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›