E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia e shqetësuar për armatimin rus

Polonia dhe vendet e tjera të Evropës Lindore kanë shprehur shqetësimin lidhur me një arsenal të armëve bërthamore.

Këto shqetësime vijnë pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vënë në fuqi marrëveshjen e re START, e cila parasheh reduktimin e armëve atomike.

Kryenegociatori amerikan për START-in e ri, Ros Gotemoller, i cili ka vizituar Poloninë, Ukrainën dhe tre vende baltike, tha se ka dëgjuar shqetësimet e të gjithë rajonit në lidhje me kërcënimet ruse për të ndërtuar stokun e saj të armëve në Kaliningrad.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›