SHBA, Obama do të vizitojë Oklahoman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë të dielën Oklahoman, për të parë nga afër shkatërrimet që ka shkaktuar tornadoja.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se presidenti do të takohet me familjet e prekura nga katastrofa në qytetin Mur si dhe me zyrtarët e emergjencave civile.
Presidenti tashmë ka miratuar ndihmë federale për të prekurit nga tornadoja.
Autoritetet kanë thënë se të paktën 24 persona kanë humbur jetën, pasi stuhia e fuqishme ka goditur të hënën qytetin Mur.
Disa nga viktimat kanë qenë fëmijë nën moshën 12 vjeç.
Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë në këtë rajon të SHBA-së.