Parisi tronditet nga nje vetevrasje ne katedralen e Notre Damme
Një vetëvrasje tronditi katedralen e Notre Dame ne Paris.
Rreth 1500 vizitore u larguan nga katedralja menjëherë pasi një i moshur rreth te 78 ka qëlluar veten me arme, ndërsa kishte vendosur një letër ne altarin e monumentit 850 vjeçar.
Ngjarja behet edhe me tragjike, kur viktima i identifikuar si Dominik Vener, ishte nje historian i njohur i ekstremit te djathte, fitues i shume çmimeve.
Monsinjor Patrik Jaqcquin rektori i katedrales, tha kjo ishte vetëvrasja e pare ne dekada te tera ne katedrale, simbol i kryeqytetit francez.
Ministri francez i brendshem Manuel Vall i cili shkoi ne vendngjarja u shpreh se:
Mund te imagjinok se sa shokuese ka qene ngjarja per turistet e pranishëm. Notre Dame është katedralja e Parisit, një prej monumenteve me te bukura te kryeqytetit por dhe krejt vendit”.
Evakuimi i katedrales e cila vizitohet nga 13 mln njerëz nga e gjithë bota çdo vit, ishte një gjë jo e zakonshme dhe e thjeshte.
Ngjarja ne katedrale ndodh ne me pak se një jave nga vetevrajsa ne qender te Parisit, kur nje burrë qëlloi veten para fëmijëve ne një shkolle private katolike ne Paris.