E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron flet per eurozonen


Kryeministri britanik David Cameron paralajmëroi se ndarja e eurozonës do të ishte shumë e rëndë për Britaninë  e Madhe. Duke folur për BBC , ai tha se kriza e borxhit është një kërcënim edhe për ekonominë britanike dhe atë botërore.

Ai e shpjegoi këtë me faktin se 40 % e eksporteve britanike shkojnë drejt zonës euro, dhe për këtë arsye Britania e Madhe nuk mund të përjashtohet nga problemi.

Ai mendon se udhëheqësit e eurozonës duhet të forcojnë mekanizmat financiare për të garantuar një përfshirje më të madhe të FMN-së dhe mbi të gjitha duke i bërë ballë niveleve të larta të borxhit. Përpara cdo plani afatgjatë, sic është vendosja e një sistemi të vetëm të Kriza FinanciareSarkozy në Gjermani për euron Falimentojnë familjet greke Athinë, trojka në shtetrrethim taksave.  

Për tre muaj me radhë, nga korriku në shtator, bursa kryesore e Britanisë së Madhe, FTSE 100 ka shënuar rënien më të thellë prej vitit 2002.

Shqetësimet e eurozonës lidhen me Greqinë, vendi me më shumë borxhe i saj. Athinës i duhen 8 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe FMN në mes të këtij muaji, për të paguar nëpunësit dhe mësuesit.

Kjo sasi parash u vonua në muajin shtator sepse përfaqësuesit e  BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Europian thanë se qeveria greke nuk po zbaton masat e shpëtimit.

Frika më e madhe është se Greqia do të falimentojë dhe pasojat do të bien mbi bankat europiane që mbajnë eurobondet e qeverisë greke. Disa analistë paralajmërojnë se Greqia mund ta braktisë eurozonën, duke futur sistemet politike dhe ekonomike në kaos.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Nuk ka të lënduar
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht

Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist


Shqiptarët mund të zgjohen më të pasur nga censusi
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›