E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune ne ndeshjen Himara-Butrinti


Kore raciste ndaj shqiptarëve dhe grushte ndaj gjyqtarit anësor. Kjo është panorama e takimit të zhvilluar ditën e shtunë në fushën e Himarës mes skuadrës vendase dhe sarandiotëve të Butrintit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.

Takimi ishte i tensionuar gjatë gjithë kohës, por kulmi do të mbërrinte kur gjyqtari anësor i takimit goditet në fytyrë nga trajneri i Himarës, Luan Birce vetëm pak metra larg policisë. Pas gjestit, Birce mësohet se ka ofenduar edhe tifozët sarandiotë.

Tifozët vendas, disa prej tyre edhe me flamuj grekë nëpër duar, kanë kënduar në gjuhën greke kore raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nisur nga prania e madhe e tifozëve sarandiotë të cilët ishin paraqitur kuqezi në shkallët e stadiumit të Himarës.

Grupet tifozësh të Butrintit pohuan sharjet dhe ofendimet në gjuhën greke ndaj shqiptarëve. Ata thanë se të gjitha këto kanë ardhur pa asnjë provokim nga ana e tyre.

Ky ishte incidenti më i rëndë i javës futbollistike në vend, Tashmë pritet reagimi i Federatës për dhunën e shfaqur e për të cilën ekzistojnë edhe pamjet filmike.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Spanjë, fitore për Barcelonën dhe Realin
Këtë herë Barcelonës i ka mjaftuar 1 gol për të marrë fitoren në Ligën BBVA përballë Sporting Gijon. Marchisio fundos Milanin
Juventusi ka fituar përballjen e madhe të kësaj jave të Serisë A me Milanin, duke e mundur në fushën e tij me rezultatin 2-0.
Tirana gjunjëzon Flamurtarin
Superndeshja e javës së katërt të superligës mes Tiranës dhe Flamurtarit ka përfunduar me fitoren e 24 herë kampionëve të Shqipërisë me rezultatin 2-0. Lacio mposht Fiorentinën
Një gol i Klosës i dha fitoren Lacios në transfertën e vështirë përballë Fiorentinës. Interi mundet në San Siro
Napoli ka fituar edhe ndaj Interit duke konfirmuar idenë se është kthyer në një skuadër të madhe.

Lajmet kryesore

Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Nuk ka të lënduar
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht

Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist


Shqiptarët mund të zgjohen më të pasur nga censusi
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›