Marchisio fundos Milanin

Juventusi ka fituar përballjen e madhe të kësaj jave të Serisë A me Milanin, duke e mundur në fushën e tij me rezultatin 2-0.
Një Milan i lodhur e i çorientuar në mesfushë nuk ka mundur t’i rezistojë presingut juventin që ka zgjatur për gjatë gjithë 90 minutave.
Në pjesën e parë momenti më i rrezikshëm për bardhezinjtë ishte goditja e traversës nga Vucinic, megjithatë 45 minutat përfunduan 0-0.
Edhe në të dytën Milani përpiqet disi por tentativat e tyre ishin të pamjaftueshme. Në minutën e 87-të kur një aksion perfekt mbyllen nga gol rokambolesk i Markizios nervat e kuqezinjve nuk mbajnë më dhe Boateng menjëherë del me kartonin e kuq pas dy të verdhave.
Dy minuta më pas Markizio shënon edhe golin e dytë, këtë herë të dhuruar nga portieri Abiati. Ndërkohë edhe Lacio ka fituar ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-1.
Ashtu si rreth dy vite më parë kur e eliminoi fiorentinën nga Champions League me Bayernin, sërish Klose është ai që i merr tre pikët me golin e dytë ndërkohë që për skuadrën vjolë golin e vetëm e shënon Cerci.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Spanjë, fitore për Barcelonën dhe Realin
Këtë herë Barcelonës i ka mjaftuar 1 gol për të marrë fitoren në Ligën BBVA përballë Sporting Gijon. Tirana gjunjëzon Flamurtarin
Superndeshja e javës së katërt të superligës mes Tiranës dhe Flamurtarit ka përfunduar me fitoren e 24 herë kampionëve të Shqipërisë me rezultatin 2-0. Dhunë në ndeshjen Himara-Butrinti
Kore raciste ndaj shqiptarëve dhe grushte ndaj gjyqtarit anësor. Kjo është panorama e takimit të zhvilluar ditën e shtunë në fushën e Himarës mes skuadrës vendase dhe sarandiotëve të Butrintit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.
Lacio mposht Fiorentinën
Një gol i Klosës i dha fitoren Lacios në transfertën e vështirë përballë Fiorentinës. Interi mundet në San Siro
Napoli ka fituar edhe ndaj Interit duke konfirmuar idenë se është kthyer në një skuadër të madhe.
Lajmet kryesore
Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Nuk ka të lënduar
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht
Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist
Shqiptarët mund të zgjohen më të pasur nga censusi
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë