E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron optimist per marredheniet me BE

Kryeministri britanik David Kameron deklaron se ka besim se do te arrije ndryshimet qe kërkon ne marrëdhëniet mes Britanisë se Madhe me Europën. Gjate një interviste per “Radio 4's Today” ne BBC ai tha se është ne kërkim te një marrëveshje te re me Evropën dhe me pas do te kërkoje miratimin nga britaniket. 
Megjithëse refuzoi te thotë nëse se kjo gjë do te zgjidhet përmes nje referendumi, ai sqaroi se një gjë e tille do te zgjidhet përmes një rruge te drejtpërdrejte. 
Kameron pritet te njoftojnë planet e tij, përfshirë këtu një referendum te ardhshëm edhe me detaje ne nje fjalim te shume pritur javës tjetër per te ardhmen e Britanisë se Madhe dhe Europe.  
Kameron ndodhet nen presion për mbajtjen e nje referendumi mbi pozicionin e Britanisë ne Evrope dhe është kritikuar nga anëtarë te partisë se tij se nuk po bën mjaftueshëm për te distancuar Britaninë e Madhe nga BE. 
Kameron tha se ai dëshiron qe Britania e Madhe te qëndrojë ne BE por gjithashtu u shpreh se është e nevojshme ripercaktimi i marrëdhënieve mes BE dhe Britanisë se Madhe. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›