E Diel, 1 Nëntor 2026

Masaker ne Siri vriten 36 persona mes tyre 14 femije

Nuk kanë të ndalur viktimat në Siri si pasojë e sulmeve.
Të paktën 36 persona u vranë, mes të cilëve 14 fëmijë pas bombardimeve në periferi të Damaskut. 
Përmes një videoje, , shihen dhjetëra gra që qajnë mbi trupat e fëmijëve te tyre, në një fushë në Guta-n Lindore, pranë një bazë të Mbrojtjes ajrore ne Muleiha, pak kilometra larg kryeqyteti.
Këto ishin bombardimet më të renda të muajve të fundit; me avione dhe predha artilerie.
Kjo nuk është masakra e parë e femijeve. Në maj u shenua ajo e Hulës, e cila indinjoi të gjithë botën.
Nga ana tjeter Komiteti Ndërkombëtar i Ndihmës paralajmeron krizën e rëndë humanitare me të cilët po përballet Lindja e Mesme, si pasojë e konfliktit në Siri. Mbi 600 mijë siriane kanë braktisur vendin dhe shkaku nuk janë vetëm përleshjet e armatosura por dhuna seksuale, perdhunimet, te kryera shpesh përpara syve të familjareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›