E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 4 vjet burg ish-ministri austriak

Një gjykatë në Austri ka dënuar me katër vjet burg për korrupsion ish-ministrin e brendshëm austriak, eurodeputetin Ernst Strasser.
56 vjeçari dha dorëheqjen pasi gazetarët britanikë të "Sunday Times" e akuzuan se kishte pranuar para në këmbim të propozimit të amendamenteve për disa ligje të BE-së.

Strasser u filmua në mënyrë të fshehtë nga gazetarët, megjithatë ai mohoi gjithë akuzat dhe dha dorëheqjen duke thënë se kërkonte të mbronte partinë Popullore së cilës i përkiste.

Prokuroria tha se ai kërkoi 100 mijë euro pagë vjetore në mënyrë që të ndikonte në ndryshimin e legjislacionit të BE-së në PE. Strasser shërbeu si ministër i brendshëm në vitet 2000-2004 dhe ishte deputet i Parlamentit europian nga 2009-ta në 2011-ën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›