Cameron premton: Paratë e lotarisë kombëtare për sportin. Tek ne i merr vetëm një notar plak
Atletët britanikë u siguruan nga kryeministri britanik, David Cameron se qeveria dhe lotaria kombëtare do të vazhdojnë të financojnë programet e stërvitjes për olimpiadën Rio 2016.
Kështu e nis lajmin agjencia Reuters, duke iu referuar performancës së shkëlqyer të atletëve britanikë në Lojërat Olimpike të Londrës. Ata morën plot 29 medalje ari dhe në total kapën 65 medalje. Kjo është paraqitja më e mirë që kanë bërë britanikët nga viti 1908.
Cameron ka premtuar se do jenë rreth 190 milion dollarë që do të shkojnë vetëm për sportistët elitarë.
Paratë do sigurohen nga buxheti i shtetit dhe lotaria kombëtare.
Kur dëgjon këtë të fundit, të kujtohet skandali (është pak ta quash të tillë) me lotarinë kombëtare në Shqipëri. Licenca do jepet për një shumë qesharake dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në arkën e shtetit do hyjë shumë, shumë pak nga të ardhurat e lotarisë.
Po çfarë na duhen? Ne, kombi më i ri në Europë, kemi një notar plak në krye. Atij i duhen milionat tona. Ne nuk na duhet as shkolla, as sporti e as spitalet.