E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër krim në Tiranë, 18 vjeçarja ekzekuton ish- bashkëjetuesin

(E PERDITESUAR)- Një tjetër krim i rëndë është shënuar në periferitë e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kërrabë të Tiranës dhe viktima është Fiqiri Muça. Kurse autorja e krimit është Nazmie Visha. Mësohet se 18 vjeçarja e ka qëlluar Muçën, 45 vjeçar, në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 të mëngjesit. Policia bëri me dije se 18 vjeçarja ka bashkëjetuar me viktimën.

Pista kryesore e policisë është për momentin xhelozia.

Policia e Tiranës ka ndaluar të dyshuarën Nazmie Visha dhe vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›