E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laura Boldrini zgjidhet presidente e dhomes se deputeteve

Laura Boldrini është presidentja e dhomës së deputetëve të legjislaturës së 17, në Itali. Ndërsa për sa i përket senatit janë dy emrat që kanë vajtur në balotazh: Piero Graso, dhe ky kandidat i partisë demokratike si Boldrini dhe Renato Skifani i partisë së Popullit të lirisë. Kreu i Partisë demokratike Bersani ka reaguar menjëherë duke thënë se ky është një hap përpara dhe ai radhës duhët të jetë formimi i qeverisë. Boldrini, 51 vjecare dhe ish zëdhënëse e komisionerit të lartë për refugjatët të OKB-së në Itali, u zgjodh në votimin e katërt me 327 vota nga 618 votues. Ajo u kandidua në minutën e fundit e nga PD-ja. Një duartrokitje e gjatë nga ana e asamblesë është dëgjuar në momentin që numërimi i votave ka kaluar pragun e 310, që ishte dhe numri i nevojshëm për zgjedhjen e kandidatit. Deputetët e Partisë së Popullit të Lirisë dhe disa përfaqësues të Lëvizjes me pesë yje nuk kanë duartrokitur. Por pjesa më e madhe e këtyre të fundit janë ngritur në këmbë duke duartrokitur. Laura Boldrini, ëshët e treta që mban këtë post pas Nilde Joti dhe Irene Pivetti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›