E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: 12 ndeshje pa fitore

Lorik Cana eshte shprehur mjaft i zhgenjyer per ndeshjen ku Sanderlendit iu mohua fitorja e pare ne Premiership qe prej nentorit te vitit 2009.
Mesfushori shqiptar e ka cilesuar si “zhgenjimin me te madh te sezonit” barazimin 1-1 ne fushen e Portsmuthit, me golin e sekondave te fundit te realizuar nga Dindane, qe e zgjati ne 12 ndeshje pa fitore ecurine negative te ekipit.“Macet e zeza” do te jene pushim gjate fundjaves dhe lojtari kuqezi shpreson se skuadra e Stiv Brus do ta shfrytezoje kete pauze, per te mbledhur forcat per sfiden e ardhshme me Arsenalin. “Ndodhemi nen presion, por jemi profesioniste dhe krenare qe luajme me kete klub, e tashme duhet te zbresim ne fushe dhe ta tregojme kete”, deklaroi Cana. “Kemi nje fundjave pushim dhe ndoshta kjo mund te na sherbeje. Ky eshte nje sezon i veshtire, por tashme do te kemi kohe te reflektojme per ate qe ka ndodhur. Ne te ardhmen na presin dy sfida mjaft te veshtira, fillimisht ne fushen e Arsenalit dhe me pas ne shtepi kunder Fulhamit”. Sanderlendi nuk fiton ne kampionat pikerisht qe prej sfides ku mposhten “topinjte” e Arsen Venger ne “Stadiumin e Drites”. Kuqeziu perfundoi: “Kemi humbur kater pike dhe nuk jane pak. Gjithsesi, na kane mbetur edhe 13 ndeshje dhe mund te permiresohemi. Sezoni yne ende nuk ka perfunduar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›