Njeriu që e ringjalli Romën

Në fillim të sezonit, Roma dukej hije e vetes së saj, në rrugë drejt një viti të zhgënjimit absolut. Por, klubit nga kryeqyteti italian iu nevojitën vetëm disa javë për të ngritur anijen dhe filluar ngritjen në Serie A. Sot, me të njëjtin ekip me të cilin kishin vuajtur në fillim të sezonit por me trajner të ri, Giallorossët gjenden në pozitën e dytë në tabelë, duke zgjuar ueb faqen zyrtare të FIFA-s të analizojë ndryshimet në Stadio Olimpico.
Një vit pas vdekjes së presidentit Franco Sensi më 17 gusht 2008, Roma ende dukej si klub nën shok. Sezoni filloi me humbje të njëpasnjëshme nga Genoa e Juventus dhe pas katër sezoneve të suksesshme, trajneri Luciano Spalletti e kuptoi se ishte koha për largimin e tij. Më 2 shtator, Claudio Ranieri u emërua trajner i ri i Romës.
Strategu i cili ditët e para të karrierës si futbollist i kishte kaluar në fanellën e famshme ngjyrë kuqe, ishte shkarkuar nga drejtimi i Juventusit më 18 maj 2009. Por, pas rikthimit në klubin të cilin ai e quajti “shtëpi”, rezultatet ishin të jashtëzakonshme.
“Është dashur të fillojmë nga asgjë”, tha Ranieri i cili e mori ekipin me shpirt të ndarë dhe në pozitë të vështirë në tabelë, pavarësisht kualitetit të padiskutueshëm.
Ai u tha djelmoshave të tij t’i kthehen bazikes. “Harrojeni lojën e bukur – dua që të hyni në fushë për luftë. Jepni krejt çka keni nga vetja dhe ajo çfarë keni brenda. Besoni në vete deri në vërshëllimën e fundit”, ishte motivi që ai ka instaluar në ekip.