Cana ‘rezervon’ numrin 19 të Lazios

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 14:05
Duket se transferimi i Lorik Canës nga Galatasaray në Lazio po shkon drejt zyrtarizimit. Madje, këtë e ka paralajmëruar edhe vetë mesfushori kosovar në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.
Ai ka paralajmëruar se do ta veshë fanellën e Lazios me numër 19, të cilin e bart edhe në Galatasaray, Sunderland, Olimpique Marseille e PSG.
“Prej tash e tutje do të flas vetëm shqip dhe italisht. Në Lazio numri 19 është i lirë apo jo? Andaj, ai do të jetë imi”, ka shkruar Cana në profilin e tij.