E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, antiamerikane

Selektori i Kosovës, Arben Krasniqi e ka publikuar listën e basketbollistëve të ftuar për miqësoren e së martës ndaj ekipit ‘Athletes in Action’, i cili përbëhet me lojtarë të kolegjeve amerikane. Edhe për këtë ndeshje, më shumë se gjysma e lojtarëve të thirrur janë nga Sigal Prishtina. Nga Express më 29 maj 2011 në ora 14:03

Selektori i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi e ka publikuar listën me emrat e basketbollistëve që do ta veshin fanellën e ekipit kosovar në ndeshjen miqësore ndaj ekipit të përbërë me lojtarë të kolegjeve amerikane të basketbollit, me emrin ‘Athletes in Action’.

Kjo miqësore mes reprezentacionit kosovar dhe ‘Athletes in Action’ do të zhvillohet të martën që vjen në kryeqytet.

Sikurse më parë, edhe për këtë miqësore në reprezentacionin kosovar shumica e lojtarëve janë ftuar nga Sigal Prishtina. Për këtë ndeshje, Krasniqi i ka ftuar shtatë basketbollistë nga ekipi prishtinas, i cili njëkohësisht udhëhiqet nga përzgjedhësi i përfaqësueses. Ndërkohë, Krasniqi i ka ftuar dy lojtarë të Pejës dhe një të Trepçës. Ftesat e seleksionuesit i kanë pranuar edhe dy lojtarë të tjerë që aktualisht luajnë jashtë vendit – Yll Kaçaniku e Elio Sadiku. Grumbullimin e lojtarëve kosovarë Krasniqi do ta bëjë vetëm një ditë para ndeshjes.

Ndërkohë, edhe ekipi amerikan e ka publikuar listën me emrat e lojtarëve me të cilët do të zbarkojë në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Kosovës
Edmond Azemi, Fahri Breca, Fisnik Rugova, Granit Rugova, Alban Veseli, Gazmend Sinani, Elvan Iljazi, Samir Shaptahoviq, Edis Kuraja, Drilon Hajrizi, Yll Kaçaniku, Elio Sadiku. Trajner: Arben Krasniqi.

‘Athletes in Action’
Aj Walton, Cory Jefferson, Austin Dufault, Scottie Wilbekin, Langston Hall, Jordan Juenemann, Will Spradling, William Mosely, Jeff Withey, John Chappell. Trajner: Charles Nagy.

Randy Pfund u ligjëron kosovarëve

Trajneri amerikan - i njohur në ligën më të fortë në botë të basketbollit, NBA - Randy Pfund të martën do të qëndrojë në Kosovë.

Me këtë rast, Randy Pfund do ta mbajë një ligjëratë para trajnerëve të basketbollit kosovar. Për këta të fundit, prezenca në ligjëratën e amerikanit është e obliguar nga shoqata e tyre.

Randy Pfund do t’u ligjërojë trajnerëve kosovarë të martën prej orës 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›