E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Bent do të bëhet një yll”

http://www.gazetaret.com/ - Lorik Cana beson se një Darrent Bent në formë mund të bëhet një sulmues i klasit botëror. Bent shënoi “hat-trick”-un e tij të parë në Premier League në karrierën e tij kur Sanderlend fitoi 4-0 kundër Bolton një javë më parë, duke shënuar njëherësh edhe golin e tij të 19-të sezonal në të gjitha kompeticionet.

Bent shpreson se me formën e tij do të fitojë një vend në Anglinë e trajnerit Fabio Kapelo për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Blerja rekord e “maceve të zeza” në shumën e 10 milionë sterlinave mbërriti në një të njëjtën kohë me kapitenin Lorik Cana, dhe shqiptari, sipas asaj që raporton faqja britanike Chroniclelive.co.uk, është shumë i impresionuar nga forma e ish-lojtarit të Totenhem Spurs.

Mesfushori ndërkombëtar shqiptar me eksperiencë, i cili do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Birmingamit, duke plotësuar kështu edhe pezullimin prej dy javësh, tha: “Ndoshta Darren nuk është pikërisht tani, por ai mund të bëhet një lojtar i klasit botëror. Ai është për momentin i ri, 26 vjeç, por ai ka kohën në anën e tij.

“Darrën bën shumë punë, u bën presion mbrojtësve dhe gjuan gjithçka. Nuk është fjala vetëm për golat që ai shënon, ndonëse sigurisht janë ato që shikon gjithsecili. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, ndoshta një nga lojtarët më të rëndësishëm në grupin tonë, dhe ai bëri diferencën kundër Bolton.

“Shënimi i një hat-trick javën e kaluar ishte diçka e madhe për të, për besimin e tij dhe për klubin. Unë mendoj se ai do të jetë një top-futbollist, por si skuadër ne duhet ta ndihmojmë për ta nxjerrë ai më të mirin e tij”.

Bent është i vetmi lojtar i Sanderlendit që është i pranishëm në të gjitha ndeshjet e sezonit, duke shënuar 9 gola në 13 takimet e para kur “macet e zeza” ishin duke fluturuar sipër, dhe të njëjtën numër golash në 16 ndeshjet e dyta.

Cana shtoi: “Të shënosh 18 gola në një skuadër që lufton për katër muaj (për mbijetesë) është diçka fantastike. Ai i meriton të gjitha kreditet që ia ka marrë, por dhe të tjerët meritojnë nderet gjithashtu pasi ai nuk i shënon golat vetëm i bazuar në aftësitë e tij”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 16 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›