E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney, obsesion i ri i Perez

Kanë arritur konfirmimet e para për interesimin e Real Madrid për Wayne Rooney. Ish presidenti i klubit spanjoll, Ramon Calderon, i ka thënë radios britanike BBC Radio Five, se kreu i madrilenëve e ka si objektiv kryesor sulmuesin e Manchester United.

“Pasi e ka blerë Cristiano Ronaldon, tash duket se obsesion i ri i Florentino Perez është Rooney. Nuk mendoj se Manchester United dëshiron të heq dorë nga një futbollist i tillë, por kur janë në mes shumë para, mund të ndodh gjithçka”, tha Calderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›