E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi: “Jam italian, bëj tifo për Interin”

www.albania-sport.com - Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, nuk përton të shfaqë opinionin e tij rreth futbollit italian të mbërthyer nga dilema se kush do të jetë kampioni i ri i Serisë A, Interi apo Milani?.

Mourinjo, Çelsi, dhe Baloteli...
Murinjo e ka ekzagjeruar duke folur shpesh për komplote, duke krijuar një klimë tensioni dhe alibi për lojtarët që tani po e paguajnë shtrenjtë. Jam kurioz të di se çfarë mendon për arbitrimin e Milan Kievo. Besoj se trajneri interist vlerëson kapacitetin e Balotelit. Është një djalë që duhet të edukohet, por sigurisht që është një kampion dhe që ka një gjuajtje të fuqishme, di të gjuajë goditjet e dënimit e të shënojë gol nga 30 metra. Edhe në Kombëtaren italiane, duke parë gjendjen e formës së Xhilardinos, Jakuintës e Tonit, kampioni i ri i Interit mund të jetë një alternativë e mirë.

Si e parashikon ndeshjen e Ligës së Kampioneve midis Interit dhe Çelsit?
Është një ndeshje e vështirë, pasi aktualisht futbolli anglez është më i mirë yni. Në ndeshjen e parë Interi fitoi duke luftuar nga fillimi në fund kundër një skuadre që kishte dy nga pikat më të forta të saj (Lampard dhe Terri) në një mbrëmje negative. Por tani, fitorja e pastër e saj kampionat 4-1 kundër Uest Hemit, do të thotë se skuadra e Ançelotit ka rigjetur formën më të mirë dhe kundër Interit i mjafton vetëm një gol për ta kaluar turin. Interi në Itali është skuadra më e fortë, por duhet të dëshmojë vlerat e tij në Ligën e Kampioneve. Në bëjmë tifozllëk për futbollin italian dhe për këtë do të mbështesim Interin, pasi ndryshe rrezikojmë të humbim një vend në Ligën e Kampioneve.

Juventus është një skuadër e ndërtuar shumë keq...
Po, është një skuadrër e ndërtuar keq, sidomos në ekuivoket taktike të saj, e përbërë nga lojtarë të zotë, por të vendosur ën fushë pa respektuar karakteristikat e tyre. Melo është një mesfushor i mirë, por është vendosur në rolin e regjisorit. Në të kundërtën, Diego është një trekuartist, por vendoset në fushë në rolin e mesfushorit. Barazimi 3-3 kundër Sienës ka diçka të turpshme brenda.

Roma, çfarë rasti i shpërdoruar...
Jam akoma i bindur se Roma është skuadër më superiore se Milani, por kufizimi në grupin e lojtarëve është një handikap i madh. Në Livorno hodhi poshtë një mundësi të madhe për të hapur kampionatin dhe të luftonte për titull.

Milani, tani po që kampionati është rihapur...
Milani pas poshtërimit në Ligën e Kampioneve, duke bërë të qajë e të detyrojë Berluskonit të fikë televizorin, duke fituar kundër Kievos ka rihapur kampionatin. Por është për të ardhur keq për golin e rregullt të anuluar për skuadrën veroneze.

Reali i Madridit falimentoi, përse?
Dështimi i Realit më befasoi shumë. Perez mendon gjithmonë të blejë vetëm sulmues. Por nuk është numri i sulmuesve ai që shton rrezikshmërinë e një skuadre. Sa më shumë sulmues të hedhësh në fushë, aq më shumë vuajnë mesfusha dhe mbrojtja.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 15 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›