E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: “Keiroz, shqiptarët nuk dorëzohen aq lehtë”Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, para nisjes në Shqipëri për deklaroi për mediat portugeze në mënyrë ironike e provokuese gazetën “Correio da Manha” se “nëse unë do të isha trajneri i Shqip

Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, do të jetë edhe kapiteni i Shqipërisë në takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali. Mesfushori shkatërrues do të luajë në zemër të mbrojtjes sonë, duke u përpjekur të shndërrohet në një digë për vijën e parë luzitane. “Kemi biseduar edhe me trajnerin si unë ashtu dhe Ervini (Bulku), Skela e disa lojtarë kyç të ekipit, dhe ai na kërkuar mendimin tonë për rolet që luajmë. Pozicioni im është mesfushor, por si në klubin tim (Marseja) ashtu dhe me Kombëtaren kam luajtur disa herë, shpesh edhe me sukses. Me mungesën edhe të Dallkut trajneri mendon se unë mund t’i shërbej në qendër të mbrojtjes, duke e ndihmuar ekipin të fitojë edhe stabilitet, në qetësi e organizim”.

Portugalia vjen në Shqipëri në një ndeshje për “jetë a vdekje”, pasi i duhen tri pikët për të shpresuar për një vend në Botëror “Për ne është një mundësi që të kemi një ndeshje të madhe kundër një prej ekipeve të mëdha në botë, dhe disa prej lojtarëve më të mirë në botë në vendin tonë, në një ndeshje që ne nuk kemi asgjë për të humbur. Unë e konsideroj edhe një mundësi për ne që të bëjmë një rifillim të ri me trajner të ri që udhëheq ekipin Kombëtar, Për ne do të jetë një mundësi që të kënaqim tifozët tanë në stadium, por dhe ata që do ta ndjekin përmes televizionit. Për ne do të ishte e rëndësishme të arrinim një rezultat pozitive, pse jo dhe të arrijmë ndonjë rezultat historik. Të luajmë vetëm në sulm, besojmë se një ekip si Shqipëria nuk mund të arrijë shumë kundër një skuadre si Portugalia me kualitet e saj, që në çdo moment mund të shpërthejë kundër nesh. Duhet ta godasim kundërshtarin në momente të veçanta”.

Shqipëria barazoi në Braga 0-0 me Portugalinë, dhe Loriku e sheh atë si një avantazh, e aspak si një dizavantazh për ekipin tonë. “Është 100 për qind një avantazh të madh. Në ndeshjen që kemi realizuar në Portugali, pa dyshim që kemi pasur edhe fat, por kemi pasur edhe një portier të madh (Arjan Beqaj) që ka realizuaer një ndeshje shumë të madhe. Zakonisht në 10 ndeshje të atilla i humbet nëntë prej tyre”.

Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, para nisjes në Shqipëri për deklaroi për mediat portugeze në mënyrë ironike e provokuese gazetën “Correio da Manha” se “nëse unë do të isha trajneri i Shqipërisë apo shqiptar, nuk do të doja të isha në pozicionin për të veshur atë bluzë”. Cana kundërpërgjigjet: “Nuk e di se ç’mendon Keiroz, por unë jam krenar që jam shqiptar që mbaj veshur fanellën e Shqipërisë. Si me një fitore apo ashtu dhe me një humbje ne do ta mbajma kokën lart, pasi jemi krenar që jemi shqiptar. Ne do të luajmë me mundësitë tona, por nuk dorëzohemi aq lehtë. Në asnjë moment ne nuk kemi frikë që jemi shqiptar, për çdo gjë jo vetëm për futboll”.

Portugalia ka në gjirin e saj lojtarë të mëdhenj si Kristiano Ronaldo, por shpesh portugezi bën edhe rolin e simuluesit në fushë, duke kërkuar edhe penallti në zonë. “Një skuadër e tillë si Portugalia, me lojtarë të mëdhenj nuk mund të përballohet individualisht, por duhet që lojtari që do të luajë kundër Ronaldos apo një futbollisti tjetër, duhet të këtë edhe nevojën për mbështetjen e shokut të tij, që i duhet të rijë sa më afër, pasi në shumë momente një kundër një nuk mjafton. Nëse ne në çdo lëvizje që bëjmë , sidomos në aspektin e mbrojtjes e në lojën defensive, nëse nuk do të kemi të organizuar dhe do të kemi hapësirë nga njëri-tjetri, në atë moment mund të rrezikojmë kartonë më shumë apo mund të ndëshkohemi me 11-metërsh”, - tha Loriku, duke theksuar se Shqipëria vitet e fundit e ka rritur shumë nivelin e saj, por ka shumë probleme që me zgjidhjen e tyre, do ta lejonte të ecte akoma më përpara.

“Për mua personalisht janë disa detaje shumë të vogla, që duhen përmirësuar. Nëse i kuptojmë gabimet tona dhe vlerësojmë ato ku mund të përparojmë, atëherë do të jeni të bindur se ekipi do të shkojë në një nivel tjetër. Kështu që mund të vijë një ditë që të plotësojmë atë gjë që është ëndërr për çdo shqiptar”, - përfundoi kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

E Premte, 05 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›