E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Kunder Nansit me dëshirë dhe përqendrim”Kapiteni i Marsejës nuk e injoron rëndësinë e takimit të fundit të vitit 2008 përballë Nansit

Pasi mori një pikë të bukur kundër Lionit (0-0) të dielën e kaluar, Olimpiku i Marsejës rimori vendin e dytë në kampionatin francez. Lojtarët e Erik Gerets mund ta konsolidojnë këtë pozicion me rastin e përballjes me Nansin, katër ditë pas eliminimit të “Lorenëve” nga Kupa UEFA. Kapiteni Cana thotë: “Kemi shumë dëshirë dhe përqendrim për këtë ndeshje. Është ndeshja e fundit në shtëpi këtë vit dhe ne qëndrojmë në krye. Jemi pas Lionit, por pas nesh janë Bordo, Paris Sën Zhermen dhe Renes. Të mos marrim tri pikë kundër Nansit do të ishte një kundërparaqitje për ne”.

E Shtune, 20 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›