E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Çani çimenton fitoren e Askolit

Sulmuesi shqiptar i Askolit, Edgar Çani, i dhuroi fitoren skuadrës së tij në transfertën e vështirë me Salernitanën, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian të Serisë B.

Sonsin realizoi nga pika e bardhë në minutën e 11-të për ish-skuadrën e Ervin Skelës, ndërkohë që 11 minuta më pas, në të 22,’ Edgar Çani (i huazuar te Askoli nga Palermo) dyfishoi shifrat.

Vendasit e Salernitanës shkurtuan diferencën me anë të Xherardit në minutën e 69-të.

Për 19-vjeçarin Edgar Çani, i cili më parë ka luajtur edhe me Peskarën në Serinë C1, ky ishte goli i parë me fanellën e Askolit.

* * *
Hacetepe e “tre muskutierëve” shqiptarë Lika, Teli e Sukaj humbi në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0 me Kajserispor në kampionatin turk.

E Shtune, 20 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›