E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: Sandërlendi mund tia dalë edhe pa mua

Legjionarët Kapiteni shqiptar është i pezulluar për dy ndeshjet ndaj Sitit dhe Birminghemit

Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, këmbëngul se skuadra edhe pa mua do t’ia dalë shumë mirë në fundjavë të ruajë ecurinë e mirë pas fitores në mesjavë ndaj Boltonit. “Macet e zeza” fituan 4-0, duke i dhënë fund kështu periudhës negative prej 14 ndeshjes pa fitore. Megjithatë, fitorja u pagua me një çmim të shtrenjtë nga Cana, i cili mori edhe kartonin e 10 të verdhë në këtë sezon dhe është i pezulluar për dy ndeshjet e radhës. Një gjë e tillë i ka mohuar futbollistit të Kombëtares shqiptare aktivizimin në ndeshjen e së shtunës kundër Mançester Sitit në “Stadium of Light” dhe ndeshjen në shtëpi kundër Birminghemit fundjavën tjetër. Megjithatë, Sandërlendi mund të jetë përforcuar pas rikthimit të Abidjan Henderson Xhordan dhe Andi Reid, që mungonin prej shumë kohë për dëmtime. “Ata do të jenë një ndihmëse shumë e madhe për skuadrën, pasi unë jam i pezulluar për dy ndeshjet e radhës. Jam vërtet i zhgënjyer për mungesën time ndaj Sitit dhe Birminghemit, sepse do të dëshiroja të isha në fushë gjatë gjithë kohës, por mendoj se pezullimet janë pjesë e futbollit”. Kosovari mendon se kartoni i verdhë ndaj Boltonit nuk ishte i drejtë, pasi, sipas tij, “ishte vetëm faulli im i parë”. Ndërkohë që kërkon t’i japë zemër skuadrës për dy sfidat e radhës, të cilat janë shumë të rëndësishme për Sandërlendin. “Unë do të bëj gjithçka për të mbështetur shokët e ekipit dhe jam i sigurt se ne kemi cilësi të mjaftueshme në skuadër për t’ia dalë edhe pa mua”. Fitorja ndaj Boltonit e lehtësoi disi presionin që qëndronte mbi skuadër që prej 4 muajsh, që pas fitores kundër Arsenalit në nëntor. Ish-lojtar i Marsejës thekson: “14 ndeshje pa fitore të vëna nën presion, pasi pëson rënie në renditje. Kështu që fitorja e së martës ishte vitale për ne. Me pak fat mund të kishim fituar edhe ndonjë ndeshje tjetër. Golat ndaj Boltonit na dhanë më shumë siguri. Fansat na mbështetën dhe falë tyre ne luajtëm më mirë. Tani do të zbresim ndaj Sitit me më shumë besim te vetja”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›